PD: Lirimi i Sotës tregon se Rama kontrollon drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Partine Demokratike lirimi i Orest Sotes është pasoje e kapjes se prokurorisë nga kryeministri Edi Rama. Nënkryetari i PD Edi Paloka deklaroi se tashme qe Edi Rama është de fakto kryeprokuror, po i jepet mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.



?Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.?



Sipas PD, largimi i kryeministrit Rama është e vetmja garanci qe drejtësia te funksionoje.



?Ne e dimë se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t?i tronditë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.?



Partia Demokratike doli kundër zgjedhjes se prokurorit te përkohshëm, duke akuzuar mazhorancen se po kapte sistemin e drejtësisë.

Recommended