Protesta të dhunshme në Athinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra njerëz kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit grek, në përkujtim të vrasjes 9 vjet më parë të nje të riu adoleshent nga policia, në një lagje të Athinës.



Protestuesit e dhunshëm kanë thyer vitrina bankash dhe dyqanesh, si dhe janë përleshur me forcat e rendit, duke e detyruar këtë të fundit të përdorë gazin lotsjellës dhe bomba zhurmuese, për të shpërndarë turmat e të rinjve anarkistë.



Vrasja e ndodhur 9 vite më parë, shkaktoi disa nga trazirat më të mëdha që Greqia ka parë në dekada.



Rreth 2 mijë policë grekë janë në gatishmëri në Athinë, për të ruajtur qetësinë, në vazhdën e protestave dhe tubimeve në përkujtim të 15-vjeçarit të vrarë nga policia.



Mediat e vendit fqinj raportojnë se situata mund të përshkallëzohet, pasi rinia studentore ka paralajmëruar vazhdimin e protestës.

Recommended