Krimet e Rënda vendosin masën “arrest me burg” për Seitin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar ekstradimin drejt Italisë të financierit të grupit kriminal ?Habilaj? Nazer Seiti. Për 40 vjecarin u caktua masa e sigurisë ?arrest me burg pa afat?, duke mos lejuar transferimin e tij deri në përfundim të hetimeve në Shqipëri. Pak ditë më parë, gjykata caktoi 20 ditë burg për Seitin dhe më datë 14 nëntor ky afat skadonte dhe ai duhet të ekstradohej drejt Italisë.Por sipas Prokurorisë në përgjimet e palës italiane del se Nezar Seiti komunikonte vazhdimisht me Moisi Habilajn dhe diskutonte me të për pazaret e drogës.Në provat e paraqitura këtë të mërkurë në Gjykatë, organi akuzës pretendon se në katër operacione antidrogë mes viteve 2012 dhe 2014 del edhe emri i tij.Sipas prokurorisë diçka e tillë rezulton në materialet shtesë të dërguara nga pala italiane për 40 vjecarin.?Seiti me Habilajt kanë udhëtuar drejt Italisë, kanë takuar avokatin e Sabaudin Çelës dhe i kanë dhënë para. Janë përgjuar për vendet ku do të shkarkohej droga?, tha Prokuroria.Lidhja mes tij dhe Habilajt u bë për herë të parë në vitin 2012 gjatë operacionit Odesa ku u arrestua Erson Zhuka dhe që nga ajo kohë janë bërë hetime dhe është mbajtur në vëzhgim grupi i Moisi Habilajt.Nga ana tjetër oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar librin e hyrje daljeve në zyrën e ish- ministrit të brendshëm nga viti 2013 deri në 2017.Saimir Tahirit pritet t?i shikohen të gjitha vizitat në zyrë, ndërsa ky veprim bëhet për personin e shpallur në kërkim Florian Habilaj.Sipas prokurorëve, dalë kjo dhe nga përgjimet Italiane Florian Habilaj, i njohur ndryshe dhe si Lolo është personi i cili ka takuar shefin e madh në Tiranë dhe dyshimet shkojnë tek ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Recommended