Inaugurohet shtatorja e Azem Hajdarit në Tropojë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inaugurimi i shtatores së Azem Hajdarit në qytetin e Tropojës ka rikthyer pas katër vjetësh në këtë qytet ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte fakti se përveç kreut te PD, Lulzim Basha dhe të afërmve të familjes Hajdari, e pranishme ishte edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.



Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij nuk kurseu akuzat kundër qeverisë, kur tha se për të bërë realitet ëndrrën europianë të Azem Hajdarit, duhet të luftojmë kundër trafikut të narkotikëve.



Ndërsa Lulzim Basha vlerësoi figurën e Hajdarit.



Lideri i opozitës tha se shqiptarët i detyrohen shumë Azem Hajdarit për gjithçka që dha e bëri për te hedhur themelet e demokracisë.

Recommended