Rama: Shqiperia vend i sigurt për biznes, fton investitorët e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e ka përfshirë turizmin në sektorët strategjik për zhvillimin e vendit për të cilin do të ketë një paketë të posaçme masash, me qëllim nxitjen e turizmit elitar.

Duke nisur nga viti që vjen kush ka projektet për ndërtim hotelesh me 4 apo 5 yje, do të përjashtohet nga taksat. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me biznese vendase dhe të huaja, kur tha se taksat do të jenë zero për një periudhë 10 vjeçare.


Duke prezantuar përpara investitorëve të huaj potencialet që ka Shqipëria për të investuar, Rama ju rikthye sërish qëndrimit të tij për mediat shqiptare. Ai u kërkoi sipërmarrësve që të mos lexojnë mediat vendase, por të flasin me përfaqësues të administratës në rast se kanë nevojë për informacione.

Më tej kryeministri i bëri apel bizneseve që të denoncojnë çdo padrejtësi tek ministrja për sipërmarrjen. Në një muaj të krijimit të kësaj strukture janë 49 raste ankesash dhe denoncimesh që janë në shqyrtim për t?i dhënë zgjidhje nga kjo ministri.

Recommended