Thaçi, Haradinaj, e Ymeri thirrje për pjesëmarrje masive në votime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova po voton në zgjedhjet lokale që nga ora 7 e mëngjesit të ditës së sotme.

E para që iu drejtua kutive të votimit ishte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Thirrjeve për të dalë në votime iu bashkuan edhe drejtuesit politikë.


Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj u bëri ftesë të gjithë qytetarëve që të votojnë dhe tha se Kosovën e pret një punë e madhe përpara.

Kryeparlamentari Kadri Veseli vlerësoi demokracinë dhe emancipimin e vendit duke uruar që të fitojë më i miri.

Edhe kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri ftoi të gjithë qytetarët që ta vlerësojnë të drejtën që kanë për të vendosur dhe të mos ngurrojnë për të votuar.

Recommended