Rreziku nga terrorizmi, ekspertët: Stadiumet, jashtë qytetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertët e sigurisë kombëtare shprehen se nëse objektivat e sulmeve terroriste, si stadiumet, do të ndodheshin larg qendrave të banuara, atëherë puna e agjencive ligjzbatuese mund të ishte më e lehtë. Njësoj si qendrat tregtare, të cilat ndërtohen jashtë qyteteve ose në periferi, e njëjta metodë duhet të ndiqet dhe me stadiumet. Ndonëse në Shqipëri u përballua me sukses parandalimi i akteve të mundshme siç ishte ai gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, ekspertët thonë se në raste kur kemi shumë pranë qendra të banuara, atëherë shërbimet inteligjente gjejnë metoda alternative për kontroll të situatës. Sipas Shalës, në një kohë kur infrastruktura e stadiumeve dhe objekteve te tjera ku ka grumbullime masive është brenda qendrave te banuara, edhe puna e agjencive ligjzbatuese duhet të jetë më e madhe. Kjo pasi grupet terroriste gjejnë metoda të reja për realizimin e qëllimeve te tyre.

Recommended