Operatorët për turizmin: Pavarësisht sfidave, fluksi në rritje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse nisi me disa risqe, siç ishin zgjedhjet parlamentare, kriza rajonale, apo edhe ajo politike parazgjedhore në vend, ky sezon turistik arriti t?i tejkalojë këto sfida. Për bizneset e fushës, ky sezon konsiderohet i kënaqshëm, falë një marketingu të madh që po i bëhet vendit.



Nëse do t?u referohemi ardhjes së turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, bizneset e fushës thonë se ka patur një tendencë rritëse si dhe një zgjerim të shteteve nga të cilat vijnë. Berati dhe Gjirokastra janë në top listën e qyteteve më të vizituara, e shoqëruar edhe me Alpet Shqiptare.



Edhe për ato kompani që organizojnë pushimet e shqiptarëve, duket se situate ka qënë pozitive. Edhe këtë vit, peshën më të madhe e kanë mbajtur Turqia dhe Greqia. Por ky vit ndryshe nga të tjerët, ka thyer mitin e sezonit dy mujor.



Shtimi i linjave ajrore me fluturimet direket për disa destinacione të reja, kane shtuar edhe fluturimet e shqiptarëve jashtë vendit. Çmimet e biletave vijojnë të jenë te kripura, edhe pse tregut i janë bashkuar disa kompani që ofrojnë çmime me të lira.

Recommended