Rritet numri i aksidenteve rrugore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që Policia Rrugore flet për ulje të numrit të aksidenteve përgjatë sezonit turistik, shifrat tregojnë të kundërtën. Sipas Institutit të Statistikave në qershor të këtij viti numërohen 185 aksidente rrugore, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri është rritur me 2.2 perqind, pasi në 2016 u regjistruan 181 aksidente.Në total numri i të aksidentuarve është 245 persona 10 më pak nga sa ishte një vit më parë, por ajo që ka pësuar rritje thuhet në raport është numri i të aksidentuarve për 100 mijë banorë. Në qershor të vitit 2017 kjo shifër ishte 8 persona, ndërsa krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u rrit me 5.8 perqind.Sipas raportit vlen për t?u theksuar se aksidentet me vdekje kanë pësuar rënie. 12 persona kanë humbur jetën gjatë qershorit të këtij viti.Shumica e aksidenteve rrugore ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa grupmosha që i shkakton më shumë ato është nga 25 - 35 vjeç.Një tjetër aspekt është dhe numri i lartë i aksidenteve në kryeqytet. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 në Tiranë ndodhën 338 aksidente, ndërsa për këtë vit janë shënuar 367 te tilla.

Recommended