Kamioni përplas makinën në Vorë, humb jetën 35-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 35 vjeçar humbi jetën pasditen e kësaj të enjteje, pasi u përplas me një kamion.Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Vorë-Tirane, kur makina tip ford që drejtohej nga një 35 vjeçar goditi një kamion të parkuar. Përplasja ishte aq e fortë saqë kamioni u zhvendos 10 metra.Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe u përplas me automjetin e tonazhit të rëndë.Më herët në një tjetër aksident një i ri mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore të plazhit pranë fshatit Qerret. Sipas policisë, nje makine përplasi një te ri ne momentin kur ky po kalonte rrugën. I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u transportua për në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Recommended