Katari refuzon ofertën arabe: Kërkesat janë të pa zbatueshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi katër vende arabe i propozuan Katarit një listë me 13 kërkesa në këmbim të heqjes së sanksioneve, Doha e ka refuzuar atë. Ministri i Jashtëm Mohammed bin Abdulrahman al-Thani deklaroi se kushtet janë të paarsyeshme dhe të pazbatueshme. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkaura Arabe dhe Bahreini akuzojnë Katarit si mbështetës të terrorizmit dhe kishin kërkuar reduktimin e raporteve me Iranin dhe mbylljen e televizionit Al Jazeera, të financuar nga qeveria e këtij vendi.Ky televizion reagoi duke e cilësuar goditje ndaj lirisë së medias. Edhe zyra e komunikimit në qeverinë e Katarit në një deklaratë theksoi se bllokada e paligjshme nuk lidhet me luftën kundër terrorizmit, por synon të kufizojë sovranitetin e Katarit.Prej më shumë se dy javësh ndaj vendit janë vendosur sanksione diplomatike dhe ekonomike, çka ka çuar ne rritjen e furnizimit me ushqime dhe mallra nga Turqia dhe Irani. Përpara dorëzimit të listës sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, kishte theksuar se kërkesat duhet të ishin të arsyeshme.Edhe pse presidenti amerikan Trump e ka akuzuar Katarin si sponsor të terrorizmit, të gjitha shtetet arabe të përfshira në këtë krize janë aleatë të amerikanëve dhe baza më e madhe e tyre në Lindjen e Mesme është vendosur në Katar.

Recommended