Thaçi kritikon BE-në, përkëdhel Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Europian, që ka kritikuar deklaratën e tij të fundit për bashkimin e shqiptarëve, nëse Kosovës nuk i hapet rruga e integrimit. Në një konferencë kreu i shtetit kundërshtoi atë që e quajti përkëdhelje të unionit ndaj Serbisë, në një kohë që Kosovës nuk po i hiqen vizat. Sipas Thaçit, kërcënimi për BE-në, vjen nga nacionalizmi serb.



?Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-ët rusë dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate dhe neveritëse. Njëherësh, këto deklarata janë të papranueshme për Kosovën, në veçanti në këtë vonesë të pajustifikueshme në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën?.



Deklaruat e pak ditëve më parë të presidentit të Kosovës dhe të kryeministrit Rama për krijimin e unioneve të vogla në rast dështimi të integrimit te Ballkanit Perëndimor, sollën reagimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, që i cilësoi ato të papranueshme. Ndërsa presidenti i zgjedhur serb Vuçic foli për ndërhyrje të shërbimeve të huaja në këto qëndrime të liderëve shqiptarë.

Recommended