Protesta e opozitës, harta e bllokimit të rrugëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është fermeri Lush Ndoci nga fshati Trush i Shkodrës. Ai ka gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar, duke bllokuar për disa minuta aksin nacional Shkodër- Lezhe me tufën e bagëtive te tij.Por arsyet e protestës se fermerit nuk janë te njëjta me ato te opozitës. Lush Ndoci thotë se është në gjendje të vështirë ekonomike për shkak te pasojave te përmbytjeve të vitit 2010- 2011.Që prej viti 2011 ka zhvilluar një sërë protestash ku ka kërkuar marrjen e dëmshpërblimit.Këto janë pamje nga qyteti i Milotit ku protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën duke kërkuar largimin e Ramës.Edhe pse për një orë trafiku u paralizuar, protesta ka qenë e qetë dhe pa incidenteMe pankarta ne duar qindra qytetare jo vetëm të Elbasan i kane kërkuar qeverise Rama te largohet për t?i hapur rruge qeverise teknike.Protestuesit bllokuan aksin Elbasan Tirane dhe atë Elbasan -Durrës. Edmond Spaho theksoi se opozita është e vendosur dhe se nuk do te tërhiqet nga kërkesat e saj. Qarkullimi i mjeteve te bllokuara ne drejtim te Tiranës u normalizuar rreth orës 12.15 min. Të shumtë ishin edhe qytetarët në qytetin e Lushnjës që iu bashkuan protestës së Partisë Demokratike. Për 60 minuta ata bllokuan qarkullin në rrethrrotullimin e Plugut.

Recommended