“Bllokimet na nxijnë imazhin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i financave Arben Ahmetaj ka bërë një paralelizëm mes ligjit për TVSH e turizmit dhe protestave të opozitës. Duke argumentuar se ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për turizmin në 6 % është një mundësi më shumë për të stimuluar këtë sektor, ministri theksoi se qëndrimi i opozitës po kontribuon në sens të kundërt, duke dëmtuar imazhin e vendit. Ministria e Financave pret që nga kjo nismën të ketë një formalizim më të madh të njësive akomoduese, pasi informaliteti në këtë sektor mbetet ende i lartë. Ministria argumenton në relacionin e saj se qëndrimi për të ulur TVSH erdhi edhe si nje nevoje e konkurrencës në rajon, por edhe më gjerë. Janë 22 vende të cilat aplikojnë një TVSH të diferencuar për turizmin, ndërkohë që Shqipëria kishte nivelin më të lartë prej 20 %.

Recommended