SHBA: Të gjitha partitë në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa opozita shqiptare kërcënon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Departamenti Amerikan i Shtetit u bën apel forcave politike në Shqipëri, që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor. Qëndrimi është shprehur qartë nga zëvendës sekretari amerikan i Shetrit, Thomas Shannon gjatë takimit që pati në Uashington me shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.Zyrtari amerikan bëri thirrje që te gjitha gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bushati e Shannon diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të partneritetit strategjik, si dhe rritjen e bashkëveprimit në përballjen e sfidave të përbashkëta, si lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ministri e njohu Shannon me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, kryesisht reforma në drejtësi dhe përpjekjet për zbatimin e vetting-ut. Zëvendës sekretari theksoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për zbatimin e kësaj reforme, si dhe angazhimin e përbashkët në mbrojtje të vlerave të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

Recommended