Kryeministrja e Britanisë, May: Zgjedhje të parakohshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje lëvizje tërësisht te papritur, kryeministrja e Britanisë Tereza May, ka bere publike planet e qeverise per ta çuar vendin ne zgjedhje te parakohshme ne 8 qershor te ketij viti. Zonja May ne nje dalje përpara mediave nga Downing Street, deklaroi se pas nisjes se Brexit, vendi po bashkohet, por parlamenti mbetet shume i ndare. Per këtë arsye, sipas saj mbajtja e zgjedhjeve përpara afatit te programuar ne vitin 2020, ishte nje domosdoshmëri. ?Javët e fundit, laburistët kane kërcënuar se do te votojnë kundër marrëveshjes përfundimtare qe ne do te sigurojmë per largimin nga Bashkimi Europian. Liberal demokratet kërkojnë te bllokojnë punën e qeverise. Partia Kombëtare Skoceze thote se do te votoje kundër çdo ligji qe largon Britaninë nga unioni. Nese ne nuk mbajmë zgjedhje tani, lojërat e tyre politike do te vazhdojnë.? Kryeministrja May u shpreh e bindur se zgjedhjet e parakohshme do te shërbejnë si një garanci per siguri dhe qëndrueshmëri ne drejtimin e vendin ne rrugën e veshtire te Brexit. Me përpara, Downing Street kishte mohuar ne mënyrë kategorike mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme.

Recommended