Serbi, mblidhet Këshilli i Sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimet e fundit ne Kosove kane detyruar presidentin e Serbisë Tomosilav Nikolic te thërrasë kete te hene Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Dy janë çështjet qe pritet te diskutohen: planet e Prishtinës per krijimin e forcës se sigurisë se Kosovës, si edhe rezoluta e miratuar javën e kaluar ne parlament qe ben thirrje per ngrirje te dialogut me Serbinë. Ne takim pritet te jene te pranishëm kryeministri Vuçiç, disa ministra te kabinetit qeveritar, shefi i shtabit te forcave te armatosura, drejtoret e policisë dhe agjencive te sigurisë e inteligjencës, si edhe drejtori i zyrës per Kosovën, Marko Djuric. Beogradi ka reaguar me shqetësim përballe planeve te Kosovës per transformimin e FSK nga nje force civile ne ushtarake, duke theksuar se Prishtina po kryen veprime anti-kushtetuese, qe cenojnë stabilitetin ne rajon. Vete Nikolic me herët kishte deklaruar se ushtria e Serbisë është gati te ndërhyje ne rastet kur do te cenohet jeta e qytetareve serbe ne Kosove.

Recommended