Gjykata le në burg Renato Milloshin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Renato Milloshi, autori që përkrahu Jani Aliaj, vrasësin e dyshuar te Elton Ciçes ne 1 maj 2016, doli para gjyqtareve pas vetedorezimit ne polici dy dite me pare.I veshur sportiv, i pandehuri pranoi se ka qenë i dënuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje.Para togave të zeza Milloshi mohoi të ketë marrë pjesë në vrasje e Cices, ndërsa në pak shpjegime në seancën që zgjati 5 minuta ai ka deklaruar se ishte shok me Jani Aliajn dhe se ditën e vrasjes e ka shoqëruar jani Aliajn me makinë, pa e ditur se çfarë krimi do të kryente ai.Më herët, në Prokurori, Renato kishte treguar se e dinte armiqësinë që Aliaj kishte me Cicon por natën e krimit, ai thjesht kishte qëndruar në makinë fare pranë vendit të ngjarjes.Po kështu edhe paratë për të marrë automjetit ja kishte dhënë Jani Aliaj, pavarësisht se ajo figuronte në emrin e Milloshit. Pas dorëzimit ne Policinë e Tirane, Milloshi kishte thëne se nuk kishte patur asnjë kontakt me Jani Aliajn, qe pas vrasjes ne zonën e bllokut.

Recommended