Rama: Të pastrojmë drejtësinë nga gjykatës që mbrojnë kriminelët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në drejtësi është konsideruar nga kryeministri Rama si ylli polar ne përpjekjet për te bere shtet. Gjate nje bashkëbisedimi me student te Elbasanit, lideri i mazhorances tha se Vettingu do të ndajë përfundimisht gjykatësit e prokurorët e korruptuar nga ata qe janë te ndershëm. Gjyqtarët dhe prokurorët tha Rama do te duhet te përgjigjen deri ne nje per mënyrën se si i kane vene pasuritë. Por jo te gjithë njerëzit e drejtësisë jane te korruptuar. Te ndershmit sipas Rames duhen mbështetur, por vetëm pasi te largohen te inkriminuarit.?Pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët. Nuk di si ta quaj ndryshe një gjykatës apo prokuror që vepron në kundërshtim me Kushtetutën për të mbrojtur interesat e kriminelëve. Askush nuk garanton dot se në momentin që po flasim nuk është duke u bërë krim apo padrejtësi. Janë qindra raste kriminelësh që janë liruar në sallën e gjyqit.? Reforma theksoi Rama, synon të përmbysë sistemin, pasi deri më sot ka patur vetëm ndryshime që kanë qene me shume arnime te sistemit te trashëguar sesa përmirësime thelbësore te tij. Ndërkohe, nje grup studentesh kane protestuar ne nisje te takimit. Ata mbanin ne duar parulla kus shkruhej: Reforma ne arsim e dështuar dhe Rama jep dorëheqjen. Për liderin e qeverisë kjo reformë synon të përmbysë sistemin, pasi deri më sot ka pasur reforma që kanë arnuar sistemin e trashëguar.

Recommended