Përplasen tre makina, një i vdekur e dy të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është gjithçka çfarë ka mbetur nga aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë paraditen e kesaj të hëne. Përplasja e tre automjeteve, një furgoni me dy autovetura, ne vendin e quajtur ?Kthesa e Jorgucatit?, ka përfunduar me një të vdekur, e dy të plagosur. Goditja ka qenë aq e fortë sa dy nga tre automjetet kanë përfunduar në kanal. Viktimë e aksidentit mbeti Florian Abedini 24 vjeç nga Tepelena, shoferi i mjetit tip ?Seat?. Ndërsa u plagosen shoferi dhe një pasagjer i furgonit. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, në njërën prej makinave udhëtonin 5 qytetare nga Vlora, mes tyre dy fëmijë. Këta të fundit fatmirësisht nuk janë lënduar.

Recommended