Kreditimi i ekonomise drejt rritjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

2017 pritet të jetë një vit më optimist për sa i përket kredimit të ekonomisë. Përfaqësues të bankave thonë se është e nevojshme të mbahet nën kontroll niveli i kredive të këqija i cili arriti në 20 % të totalit, për të stimuluar kredinë e re.
Por, mos mendoni se do të ketë thjeshtim të procedurave për të marr një hua, ato do të vijojnë të jenë strikte. Sipas kreut të shoqatës së bankave, mesatarisht kredia e re në vit arrin në 20 miliard lekë, ku rritjen më të madhe në këtë shifër vijojnë ta kënë individët dhe jo biznesi. Por apeli që vjen nga sistemi bankar është që qeveria duhet të bëjë kujdes me politikat e saj që ndikojnë në rritjen ekonomike.
2017 paraqet jo vetëm sfida të brendshme, sic janë zhvillimi i zgjedhjeve, por edhe të jashtme, si dalja e Britanisë nga eurozona, zgjedhjet ne gjermani etj, ngjarje këto që ndikojnë në klimën e biznesit.