Opozita akuzon Erion Veliajn - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Opozita sulmon kryebashkiakun e Tiranës për ndërtime te paligjshme ne Tirane. Sipas demokrateve, te gjitha projektet qe po zbatohen ne kryeqytet, janë ndërtime te paligjshme dhe te pakonsultuara me pare ne këshillin bashkiak. Urbanisti Besnik Aliaj, beri te ditur ligjet qe sipas tij, ka shkelur kreu i bashkisë me zbatimin e projekteve si ai i parkut te lojërave, ?unaza e vogël? apo plani per qendrën pedonale ne sheshin ?Skënderbej?. Ndërsa Jamerber Malltezi, specialist për mjedisin ne PD theksoi se projekti i qendrës, nuk ka studime te mirëfillta dhe as garanci për t?i shpëtuar përmbytjeve. Sipas Aliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka rene. Kreu i grupit te demokrateve Leonard Olli, kërkoi angazhimin e opozitës per te kundërshtuar zbatimin e planit urbanistik te kryeqytetit. Ne ditet e fundit te 2016, pas diskutimesh maratone, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi pa votat e opozitës planin e përgjithshëm vendor.
Recommended