Faza përgatitore në Turqi, fitojnë Skënderbeu e Partizani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Skuadrat Azere janë nje kundërshtar i mire per ekipet shqiptare ne fazën përgatitore qe po zhvillojnë ne Antalia. Kampionet dhe nenkampionet e Shqipërisë Skënderbeu dhe Partizani kane fituar ndeshjet përgatitore respektivisht Skënderbeu kundër Fk Sumkait 3-1 dhe Partizani ka mundur Gabalan 2-1. Skënderbeu e ka patur me te lehte teksa ka kaluar i pari ne avantazh me ane te nje goli jo te lehte per nga mënyra e realizimit nga goleadori Hamdi Salihi ne minutën e 20. Me pas ka administruar rezultatin der ne te 80 kur me kundërsulm fillimisht me Karimin dhe dy minuta me vone me Charls ka trefishuar rezultatin. Ne fund ka patur kohe per azeret te shënojnë golin e nderit me Abasov ne minutën e 88. Por nje tjetër lajm vjen nga presidenca korçare qe konfirmon largimin e talentit Zeka ne drejtim te Liles per një shume prej 300 mije eurosh duke u bere i dyti pas Xhejms qe le kampionet. Nga ana tjetër, Partizani konfirmon formën e mire ne kete periudhe përgatitore ne Turqi dhe mund Gabalen me rezultatin 2-1. Edhe pse te kuqte u gjenden ne disavantazh ne minutën e 42 pas nje goditjeje dënimi te Kvekveskin menjëherë dy minute me vone Ekuban barazon shifrat. Ne pjesën e dyte kane qene azeret qe kane rrezikuar disa here te shënojnë, por portieri i dyte i partizanit Xhika i aktivizuar nga minuta e 55 ka shpëtuar ne disa raste skuadrën. Ne minutën e 88 pas nje zbritjeje nga e djathta te blerjes me te re Cvetkoviç, topi i kthyer nga portieri bie ne trupin e mbrojtësit Jamalov dhe përfundon ne rrjete. Edhe blerja tjetër e Partizanit, Bonifejs, ishte pjese e golit pasi ishte ngjitur me mbrojtësin azer. Sulejman Starova ende nuk ka aktivizuar me skuadrën edhe Xhevair Sukajn qe do te jete nje plus me shume ne rrugën per titullin kampion.

Recommended