Opozita vendos kushte për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka dale e bashkuar para medias, per t?i bere te ditur mazhorances se votimi dhe numërimi elektronik ne zgjedhjet e 18 qershorit është nje kusht i panegociueshem. Basha nuk ka përmendur detaje nga strategjia e opozitës, por burime brenda takimit bëjnë me dije se ne rast se mazhoranca refuzon te pranoje kërkesën per futjen e teknologjisë ne zgjedhje, bojkoti i parlamentit është nje prej opsioneve te diskutuara mes partive te opozitës. Sipas Bashes, zbatimi i platformës se PD është zgjidhja e vetme për nje proces me standarde.Basha ka theksuar se standardet janë prioritare per opozitën dhe çështjet e tjera si propozimi i LSI per listat e hapura kane rendësi dytësore edhe pse nuk e ka hedhur poshtë kete ide. Komisioni i reformës zgjedhore do te mblidhet te premten e mbetet per t?u pare përgjigjja e mazhorances ndaj këtij ultimatumi; pasi deri me tani PS ka mbështetur idenë e nje projekti pilot për teknologjinë ne zgjedhje per shkak te mungesës se kohës.

Recommended