Sekuestrohet hoteli në Sarandë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria për Krime të Rënda sekuestroi hotelin ?Rezidenca President?, në bregdetin e Sarandës, pasi organi akuzës dyshon se resorti është ndërtuar nga paratë e siguruara prej shfrytëzimit të prostitucionit në Belgjikë. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë se Përgjithshme, autoritet belge kanë kërkuar ndihme për rastin ndaj dhe ne bazë të ligjit antimafia, për pronarin Gentian Ndreu ka nisur hetimi pasuror. Bazuar në të dhënat e deritanishme, Prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestros mbi këtë pasuri, gjë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda. Gentian Ndreu është pjesë e një procedimi penal për ?Shfrytëzim prostitucioni? në Belgjikë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Liege se, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shqiptare. Nga hetimit pasuror i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj Gentian Ndreut dhe familjarëve të tij, rezultoi se babai i tij, Osman Ndreu ka në pronësi hotelin në Sarandë. Gjithashtu, nga hetimi del se asnjë prej familjarëve Ndreu nuk ka pasur mundësi ekonomike të mjaftueshme për të ngritur ndërtesën e hotelit, si edhe për të zhvilluar sipërmarrje të tillë ekonomike.

Recommended