Protestë kundër Vangjush Dakos: Po lironi kriminelët! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjodhën te bënin nje proteste te heshtur, por mesazhet per Vangjush Dakon ishin te qarta. Demokratet e Durrësit nuk ja falin ndihmën qe sipas tyre, kryebashkiaku i ka dhëne te dënuarit per disa vrasje Lulzim Berisha, tashme i liruar me kusht. Deputeti I PD-së se qytetit bregdetar Oerd Bylykbashi i beri thirrje Dakos dhe strukturave shtetërore që të ndahen nga elementët kriminalë dhe t?i japin fund mbështetjes ndaj tyre. Protestuesit kanë qëndruar për afro 30 minuta para hyrjes së bashkisë, ndërkohë që kanë bllokuar edhe portën kryesore të saj me një shirit, duke mos lejuar kalimin. Pak dite me pare, kryebashkiaku i Durrësit u padit penalisht Prokurorinë e Përgjithshme nga vete Lulzim Basha, ndërsa selia blu i kërkoi zyrtarisht kryeministrit Rama shkarkimin e tij. Vete Dako i ka mohuar akuzat, duke thëne se letrat lëshuar per Lulzim Berishën janë thjesht procedure rutine e Bashkisë.

Recommended