Report TV - Aksident në Fier, automjeti përplas për vdekje 57 vjeçarin
  • 7 years ago
FIER- Një 57 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në fshatin Fermë Çlirim. Sipas njoftimit të policisë, automjeti "Volkswagen?, me targë AA 342 KV ka përplasur 57 vjeçarin e inicialet Sh.K i cili po udhëtonte me motor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim e ndërsa mësohet se 57- vjeçari ka ndërruar jetë sallën e kirurgjisë në Spitalin Rajonal Fier. Blutë e Fierit bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit Saimir Llakaj është shoqëruar në polici.