Diabeti po prek edhe fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ne dy persona është me diabet, por nuk e di qe ka këtë sëmundje. Te dhënat raportohen nga mjeket specialiste. Por me alarmant është fakti qe diabeti po prek te rinjtë dhe te miturit. Ne ditën botërore kundër kësaj sëmundje, endokrinologet u bëjnë apel prindërve dhe institucioneve shëndetësore, te depistojne fëmijët. Kequshqyerja dhe mbipesha janë shkaktaret kryesore te shfaqjes se diabetit, por dhe hipertensionit tek te vegjlit.6% e popullsisë shqiptare vuan nga diabeti. Gjate depistimeve qe u kryhen këtë te hënë, kishte persona qe sot e mësuan qe rrezikohen nga diabeti apo te tjerë qe kontrolloheshin sistematikisht. Krahas ilaçeve te diabetit qe një pjese janë me rimbursim, mjeket endokrinologe kërkojnë qe Ministria e Shëndetësisë te kompensoje edhe fishat e matjes se sheqerit ne gjak. 50 leke te rinj kushton nje fishe dhe nje te sëmuri me diabet i duhen se paku 4 te tilla ne dite ose thënë ndryshe 200 leke te rinj.Nëse nuk mbahet nen kontroll diabeti shkakton një seri sëmundjesh te tjera, hipertension, probleme kardiake etj.

Recommended