KSHZ, asnjë vendim për ankesën e LSDM - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ne Maqedoni pritet te shqyrtoje kater ankesa te paraqitura nga partia LSDM e Zoran Zaev. Kjo force pretendon për parregullsi ne procesin zgjedhor, veçanërisht gjate numërimit të votave në njësinë 6 në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, te banuar me shumice shqiptare. Sipas kësaj partie, parregullsitë i kane kushtuar nje vend ne parlament, c?ka do te sillte edhe barazimin e mandateve 50-50 me partine e Gruevskit. KSHZ e vijoi seancën deri rreth orës 03.00 pas mesnate ne nje situate te tensionuar, per shkak te protestës se mbështetësve te VMRO-DPMNE. Ne fjalimet e tyre ata u shprehen se nuk do te lejonin vjedhjen e votes. Seanca u ndërpre per te rinisur kete te premte. Deri tani jane rrezuar 4 ankesa te socialdemokrateve. Me heret KSHZ rrezoi ankimimet e Lëvizjes Besa qe ka siguruar 5 mandate e qe pretendonte dy te tjera. Persa i perket formimit te qeverise ende nuk ka informacione per negociata mes forcave politike. Nje dite me pare kreu i BDI Ali Ahmeti, ndodhej ne Tirane ku u takua me kreret e vendit, ndërsa partite shqiptare kane nje rol përcaktues per kabinetin e ri.

Recommended