Basha: Krimi në familje rezultat i politikës së keqe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vizituar Hasin ku ka dëgjuar problemet e banoreve qe jane shtuar me ardhjen e stinës se dimrit. Ne Has i cili ka rreth 8 mijë banorë me shume se 50 përqind e popullsisë jeton fale ndihmës ekonomike. Basha ka vene ne dukje se ne këtë situate eshte e patolerueshme qe qeveria po shpenzon 850 milionë lekë për fasadën e qytetit.?Shqipëria po përjeton ditë dramatike, të varfërisë, të papunësisë, që është thelluar nga një politike e papërgjegjshme që ka vrarë shpresën e që po i detyron shqiptarët më shumë, e më shpejt se kurrë më pare, të braktisin vendin e tyre. Pse është thesi i miellit këtu dyfish më i shtrenjtë se përtej Qafës së Prusht?!Pse? Sepse ka monopole. Le ta themi edhe më qartë që ta kuptojnë edhe fëmijët 12-vjeçar. Sepse Edi Rama ka vendosur që në Shqipërinë e 2016-ës mielli, buka, sheqeri, vaji, nafta të mos tregtohen siç tregtohen kudo në botë me rregullat e tregut të lirë, po t?ua jape një grusht njerëzish, një grusht njerëzish të kenë mundësinë dhe çdo kush tjetër që futet në treg ndëshkohet, penalizohet, me gjoba, me kontroll, me xhandar, me tatimor, më doganier?, tha Basha.Basha ka kërkuar nga anëtaret e PD qe te qëndrojnë pranë njerëzve e te njohin problemet e tyre te përditshme.?Po, jemi gati duke njohur hallet tuaja, duke i pranuar ato, duke pranuar edhe pjesën tonë të përgjegjësisë për sa na takon. Jemi gati, duke i kuptuar, duke i ndjerë si hallet tona e jo duke jetuar në një botë të veçuar nga hallet tuaja. Jemi gati sepse kemi zgjidhje, zgjidhje plotësisht të realizueshme, jo dëngla me shëndetësi falas dhe me premtime boshe që u përdorën vetëm për të marrë votat. Jemi gati sepse kemi vullnetin që ti përvishemi që ditën e parë misionit të shenjtë të Partisë Demokratike. Shqipëri për shqiptarët, qeverisje për qytetarët!?Basha ka shpjeguar se kur te vije ne pushtet PD do te vendose taksa te uleta e do te garantoje qe asnjë familje te mos mbetet pa buke, pa uje e drita.

Recommended