Konçesioni i “Rrugës së Kombit” në ngërç, mungojnë fituesit e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë kaluar më shumë se një muaj nga koha kur u zyrtarizua fituesi i koncesionit të rrugës së kombit, por ende sot nuk kemi një kontratë të lidhur mes ministrisë së transporteve dhe kompanisë. Aktualisht porcesi i negociata është në ngërc. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në mbledhjet e komisionit të vlersimit të ofertave nuk janë present kompnitë e huaja, partnere të konsorciumit fitues. Konkretisht: Catalyst Viva Das General Constructing; Violap Ateve; Bee Tech.Të vetmit që vijën rregullisht janë përfaqësues të dy kompanive shqiptare, Salillari dhe Kastrati, cka praktikisht i bën seacnat e negocimiti të pavlera. Burime i thanë Vizion Plus se nuk ka një qëndrim zyratre për mungesëne tyre, por hezitimi për të vijuar më tej këtë process lidhet edhe me faktin se konsorciumi është në vështirësi për të siguruara fodet e nevojshme.Konkretisht ky konsorcium duhet të japë siguri që do të gjejë, 43 milion euro për të kryer një investim fillestar si dhe shumën prej 217 milion euro për investimet në vazhdimësi dhe për mirmbajtjen e rrugës. Problemi që do të kishte ky konsorcium në reazilimin e këtij koncesioni nga ana e financimit është konstatuar edhe nga ministria, në konfliktin që ajo pati me komisionin e prokurimit publik. Por deri në një reagim nga kompnitë partnere të këtij konsorciumi, sigurimin e mundshëm të financimit, buxheti i shtetit vijon të harxhojë para për rrugën më të kushtueshem në shqipëri.

Recommended