Gjykata le në burg katër xhihadistët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda la ne arrest me burg katër pjesëtarë të grupit të xhihadisteve, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat per veprimtari terroriste, si dhe per rekrutimin dhe dërgimin të luftëtarëve në Siri dhe Irak. Ndërsa brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda zhvilloheshin masat e arrestit për, mjekun Bekim Protopapa, berberin Ergys Faslia, hoxhën Xhezair Fishti dhe Medat Hasanin, policia kishte marrë masa jashtë saj edhe me qen anti-eksploziv. Në seancën me dyert të mbyllura, asnjëri nga të prangosurit nuk i ka pranuar akuzat. Ata thane se ky ishte një proces i montuar dhe pa prova të qenësishme, duke theksuar se arsyeja e burgosjes së tyre u bë vetëm për faktin se i përkasin besimit islam. Por prokurori i çështjes Eugen Beci, pohoi para trupit gjykues se ka fakte që katër të arrestuarit, por edhe disa të tjerë që janë shpallur në kërkim; kanë rekrutuar e dërguar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia luftëtarë në ndihmë të ISIS. Pavarësisht pretendimeve të akuzës, familjarët e të arrestuarve pretendojnë të kundërtën. Në harkun kohorë të rreth 3 viteve, ky është procesi i dyte qe Gjykata e Krimeve të Rënda shqyrton akuza ndaj te akuzuarve per rekrutim te luftëtareve ne përkrahje te ISIS.

Recommended