Veliaj inauguron kopshtin “Piter Pan” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja e re qe ofron kopshti ?Piter Pan? ne lagjen 21 dhjetori ne Tirane. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të këtij institucioni, i cili u shërben 160 fëmijëve. Teksa pa nga afër ambientet Erjon Veliaj tha se tashmë fëmijët kane kushte shumë herë më të mira se më parë.?E filluam punën me dy kopshte, por kuptuam se nevoja ishte aq e madhe saqë me planin e bashkisë, dy e nga dy, do duheshin nja 100 vite që të mbaronin. Nga 2 kopshte shkuam në 23, nga 23 shkuam në 26 dhe më vjen mirë që sot të gjitha e kopshtet e Tiranës janë në një gjendje shumë të mirë, krahasuar me shumë kopshte që kemi parë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin?, shtoi Veliaj.Kryebashkiaku theksoi se tashmë janë përcaktuar vendet se ku do ndërtohen 20 shkollat e reja dhe premtoi se investimet në infrastrukturën arsimore do të rriten.?Do të vijmë sërish në njësinë 7 edhe me disa projekte për shkolla të reja, për ndërhyrjet që po bëjmë nëpër lagje dhe shumë shpejt do kemi caktuar vendndodhjet e 20 shkollave të reja në Tiranë. Me të bërë këtë, nga viti tjetër do të nisim ndërtimin e tyre, që edhe çështja e shkollës me dy turne të zgjidhet në Tiranë. Mrekulli nuk bëjmë dot, por po të vazhdojmë përditë me punë është mënyra më e mirë se si mund ta çojmë qytetin përpara. Kemi harxhuar shumë kohë me llafe, gjumë e stërkëmbsha, tashmë është koha që të punojmë fort dhe të kapim gjithë kohën që kemi humbur?.Rikonstruksioni i kopshtit përfshin eliminimin e lagështirës në të gjitha ambientet e tij në katin përdhes dhe n? katin e dyt?. Nga ana tjetër është bërë izolimi i tarracës, riparim i tualeteve si dhe është vendosur rrjet i ri i ndriçimit elektrik.

Recommended