Rilindja urbane në Tropojë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama vizitoi kete te hene Tropojën, bastionin e opozitës dhe vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjate inspektimit te punimeve per projektet e rilindjes Urbane Rama shoqërohej edhe nga nga kryebashkiaku demokrat Besnik Dushaj. Investimi me vlerë rreth 150 milionë lekë qe është vënë në zbatim për shëtitoren e qytetit Bajram Curri pritet te transformoje qendrën e qytetit. Kryetari i Bashkisë nuk ka nguruar te beje edhe kërkesa per te cilat kryeministri dha dritën jeshile.Besnik Dushaj: Ajo që duhet dhe që do t?i shërbejë edhe turizmit është përmirësimi i infrastrukturës të qytetit, që për të thënë të drejtën, bulevardi po bëhet, por mbetet fasada.Edi Rama: Këto janë katër kryesoret. nga këto tani të bëjmë, gjimnazin nuk diskutohet, këtë unazën nuk diskutohet, fasadat nuk diskutohen, hyrjet po, mbas zgjedhjeve do të vij takoj prapë se ne do fitojmë.Me tej kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u takua në Tropojë me mësues të ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm. Gjate diskutimit me ta mbi reformën ne arsim kreu i qeverise u komunikoi atyre lajmin e rritjes së rrogave.?Me rritjen e rrogës që do bëjmë për ju, që do të jetë mesatarisht 10 për qind, ndërkohë që gjithë rrogat e ulëta në arsim do të rriten me 35 për qind, faktikisht ne do të kapërcejmë edhe Kosovën, edhe Serbinë, edhe Maqedoninë, edhe Malin e Zi me rrogat e ulëta dhe do kapërcejmë Kosovën dhe Serbinë me rrogat mesatare, që do të thotë që s?është maksimumi, edhe më shumë edhe më mirë, por në këtë fazë besoj se është një sforco jo e vogël që ne duhet të bëjmë dhe do ta bëjmë. Kjo rritje është 100 milion dollarë që merren nga buxheti i shtetit e shkojnë në buxhetin e familjeve. 18 milion dollarë ka vetëm arsimi.?Kryeministri tha gjithashtu se pjesë e programit për rilindjen Urbane do të jetë edhe mbështetja që do të ofrohet për rindërtimin e plotë të gjimnazit të qytetit, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të vështirë për sa i takon kushteve të mësimdhënies.

Recommended