Të rinjtë kthejnë sytë nga bujqësia - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Elvis Shkembi është vetëm 33 vjeç. Ndryshe nga bashkëmoshataret e tij, prej disa vitesh, ai menaxhon këtë sere me fidanë ne periferi te kryeqytetit. Një tradite familjare qe ai kërkon ta vijoje dhe ta përcjelle edhe tek familja e tij. Përveç traditës familjare, ai thotë se bujqësia është sektori me i mire për te investuar kursimet. Sigurisht, kjo sere është e pajisur me teknologjinë me te avancuar dhe janë miliona leke te investuara por? u sugjeron te gjithë atyre qe nuk dine ende se ku te orientohen ne biznes, te kthejnë sytë nga bujqësia. Kjo sere ka nje sipërfaqe prej 3500 metra katror, ndërsa kapaciteti i prodhimit arrin ne 1 milion fidanë. Ne vitet e fundit, qytetaret janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e bujqësisë, ndaj dhe sipërfaqet e mbjella ne sera, kane njohur nje rritje te shpejte. Produktet qe mbizotërojnë ne prodhimin e serave janë domatja, kastraveci, speci etj, te cilat jo vetëm shiten ne tregun vendas, por edhe eksportohen, duke siguruara fitime edhe me te kënaqshme.

Recommended