Ristani kundër listave të hapura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne qershorin e 2017 shqiptaret do te votojnë per parlamentin e ardhshëm me lista te mbyllura. Pas kryeministrit Edi Rama edhe demokratet kane dale kundër listave te hapura, duke i dhëne fund debatit te hapur nga LSI e te mbështetur kryesisht nga partitë e vogla per ndryshimin e mënyrës se votimit. Nga Korça numri 2 i Partisë Demokratike Arben Ristani jep nje argument teknik pse është kundër listave te hapura.?Persa i përket listave te hapura për mendimin tim si specialist i fushës meqenëse kam drejtuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ato janë nje opsion, por e komplikojnë shume mënyrën e votimit. Kështu qe unë do te isha personalisht per nje votim me te thjeshte dhe me te menaxhueshem nga votuesit.?Qe prej nisjes se reformës zgjedhore, opozita e ka bere te qarte se ndryshimet ne kodin elektoral duhet te garantojnë votën e qytetareve dhe ky është i vetmi prioritet i saj.?Partia Demokratike është e fokusuar tek te gjitha masat qe te cojne tek zgjedhjet e lira dhe te ndershme, pra per ne është e para ruajtja e votës, është i pari votimi i lire dhe i ndershëm?.Debati per listat e hapura ose te mbyllura nuk është i ri pasi ka nisur qe me ndryshimin e sistemit zgjedhor ne vitin 2008, por asnjëherë nuk ka qene dominues pasi asnjë prej partive te mëdha nuk i ka mbështetur listat e hapura. Ne nje sistem proporcional me lista te mbyllura është partia ajo qe përcakton renditjen e kandidateve per deputet dhe zgjedhësit thjesht votojnë partine; ndërsa ne nje sistem me lista te hapura, votuesit kane te drejte te zgjedhin kandidatin e preferuar dhe renditja e tyre nuk ka rendësi, pasi hyrja ne parlament do te përcaktohet nga vota qe marrin.

Recommended