“Vetingu” në komisionin e reformës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i reformës ne drejtësi është rimbledhur, per te diskutuar çështjen e vetingut dhe anëtaret e komisionit kane dëgjuar komentet e eksperteve ndërkombëtare te Euralius dhe Opdat, ne lidhje me kritikat e demokrateve per kete ligj. Ne përfundim te mbledhjes, ishte i dukshëm optimizmi i opozitës, pasi nje pjese e vërejtjeve te tyre, ishin pranuar. Kritikat e demokrateve per procesin e vetingut përqendroheshin tek roli i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, dy organe sipas tyre të kontrolluara nga qeveria. Por socialisti Pandeli Majko ka konfirmuar se te dy këto institucione, do te jene pjese e vetingut. Tashme iu takon eksperteve qe te rishkruajnë ligjin e vetingut ne përputhje me vërejtjet e opozitës dhe vlerësimet e eksperteve te Euralius dhe opdat e me pas do te mblidhet serish komisioni për te shqyrtuar draftin.