Vatikani libër për Nënë Terezën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës tanimë e lajmëruar përmes programit të Vatikanit, ka shtyrë artistë e shkrimtarë të nderojnë bamirësen shqiptare. ?Amiamo chi non e amato? apo në shqip ?Ta duam të padashurin? është botimi më i fundit në italisht, që i dedikohet humanistes Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. E përditshmja ?Il Corriere Della Sera? ka zbuluar parathënien e shkruar nga Papa Françesku për të lartësuar emrin e saj. Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja dhe në fund pak për të rinjtë shqiptarë, që vetë Ati i Shenjtë njohu gjatë vizitës së tij në Shqipëri. ?Ta duam të padashurin? sjell për herë të parë edhe dy fjalime të panjohura deri më tani të mbajtura nga Nënë Tereza në vitin 1973 në Milano. Jo vetëm të huajt po përgatiten për shenjtërimin e bamirëses shqiptare. Skulptori Thoma Thomai tanimë është në përfundim të shtatores së Nënë Terezës që do të vendoset para ceremonisë së shenjtërimit të saj në Rio De Janerio. Shtatorja që është kopja e veprës së vendosur në Aeroportin e Tiranës, do të vendoset pranë Krishtit që i pret te gjithë ne Brazil me krahë hapur. Ndërkohe edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se ka pranuar me kënaqësi ftesën e Vatikanit per t?u bërë pjese e shenjtërimit të Nënë Terezës. Nuk është ende e sigurt nëse Cana do të përcjellë disa nga thëniet e humanitares shqiptare gjate kësaj ceremonie. Vatikani e ka programuar ceremoninë solemne të shenjtërimit të bamirëses shqiptare më 4 shtator.

Recommended