Fati i “ICTS” në dyshim - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fati kompanisë ?ICTS?, përgjegjëse për ruajtjen e perimetrit të jashtëm të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Aviacionit Civil. Në nje intervistë për Vizion Plus, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Genc Merepeza, pranon se firma kontraktore, nuk plotëson kushtet e pranuara nga BE. Pas supergrabitjes të ndodhur mesditën e 30 qershorit, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit Merepeza, pranon edhe përgjegjësinë e policisë, por thekson se janë marrë masa që situata të tilla të mos përsëriten më. Për grabitjen e rreth 1 milion eurove në pistën e Aeroportit ?Nënë Tereza?, janë shoqëruar rreth 30 persona, ndërsa policia, nuk ka asnjë emër të dyshuar si autor te ngjarjes.

Recommended