PD me draft të ri për “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Komisioni i Reformës pritej te mbyllte sot diskutimet teknike rreth draftit kushtetues te hartuar nga ekspertet ndërkombëtare, Partia Demokratike ka bere nje lëvizje te re politike. Nje vit pasi është bere pjese e reformës, opozita ka vendosur te dale me një draft te vetin, i cili iu është prezantuar deputeteve.Lulzim Basha: Partia demokratike ka tashmë një draft të konsoliduar, që u është prezantuar parlamentarëve. Dhe javën e ardhshme pas një diskutimi në grupin parlamentar të rakorduar plotësisht, ky draft do të përbëjë edhe bazën e negociatave tona me partinë socialiste, me lëvizjen socialiste për integrim në procesin e finalizimit të diskutimit të draftit kushtetues për reformën në drejtësi.Lulzim Basha:Nje nga pikat kyçe te draftit te Partisë Demokratike është heqja e disa institucioneve qe janë parashikuar ne draftin kushtetues.Arkitektura e sistemit mund dhe duhet të thjeshtohet për t?i shërbyer sistemit, për t?i shërbyer qytetarëve.Dhe vendimin përfundimtar, opozita pritet ta marre javën e ardhshme.Lulzim Basha:Javën e ardhshme do të mblidhemi përsëri, si një parti e debatit të hapur, jo e misterit, si një parti e mendjes së hapur, jo e syve të mbyllur dhe dorën lart për diçka që nuk e ka lexuar njeri.Por i vetmi qe i ka kërkuar Lulzim Bashes dhe deputeteve te votojnë pa e lexuar draftin, ka qene ambasadori amerikan Donald Lu. E ne fakt PD e zbatoi kete porosi te diplomatit amerikan 5 dite me vone kur votoi ne parim draftin e reformës te hartuar nga ekspertet e EURALIUS dhe Opdat. Por duket se ditët e fundit shume gjera kane ndryshuar ne kampin opozitar.Qe prej shtatorit kur u publikua paketa kushtetuese opozita kishte rezervat e saj e pavarësisht se ne forume u diskutua ideja e nje drafti paralel; kjo u hodh poshtë nga lidershipi i PD.11 janar 2016Pyetje: Z Basha, nesër do të dorëzoni një draft tuajin?Basha: Nuk ka më drafte paralele.Edhe pretendimi per një arkitekture me te thjeshte nuk është i ri, por opinion përfundimtar i Venecias la ne fuqi kete skeme institucionesh dhe ne tryezën e 23 marsit opozita dha dakortesine e saj per arkitekturën, duke këmbëngulur vetëm tek lufta kundër kapjes se institucioneve. Ekzistenca e nje drafti te ri dhe kërkesa per heqjen e disa institucioneve e kthen punën e komisionit per reformën ne drejtësi disa jave prapa dhe e bën te vështire arritjen e konsensusit.- See more at: http://vizionplus.al/pd-me-draft-te-ri-per-drejtesine/#sthash.TGosP58i.dpuf