Zyrtare, opozita në Kosovë është përçare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dyshimet per përçarjen e opozitës ne Kosove morën fund, pasi këtë te hënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën u bashkuan në një koalicion parazgjedhor, pjese e te cilit nuk është Lëvizja Vetëvendosje. Liderët e dy partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, firmosen marrëveshjen per krijimin e nje boshti opozitar, qe sipas tyre do te sjelle ndryshimin ne vend, ndërsa ftuan forca te tjera politike qe t?u bashkohen. Prej me shume se 6 muajsh, AAK dhe Nisma kishin bashkëpunuar me Vetëvendosjen per kundërshtimin e dy pakteve te qeverise, duke bllokuar punimet e kuvendit dhe zhvilluar protesta. Por mosmarrëveshjet kulmuan me anulimin e protestës se parashikuar për ne 26 mars. Një dite me pare, Vetëvendosje ftoi dy partitë t?i bashkoheshin per te krijuar nje alternative përballë pushtetit, por kërkesa nuk u pranua.
Recommended