SHKODËR, DIGJET BANESA NUK KA TË LËNDUAR, VETËM DËME MATERIALE

  • 8 years ago
Një banesë është djegur nga flakët e zjarrit , por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në orën 06.35 minuta në katin e dytë të një banese në lagjen ?Ndoc Mazi?.Flakët nuk kanë kursyer asgjë duke shkrumbuar plotësisht banesën e cila ishte në pronësi të dy vëllëzerve P.G dhe A.G . Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë si dhe repartit zjarrëfikës bëri të mundur neutralizimin e përhpajes së zjarrit në banesat e tjera.Në momentin e rënie së zjarrit dy kryefamiljarët kanë qënë në banese të cilët kanë arritur që të dalin me shpejtësi.Akoma mbeten të paqarta shkaqet e rëniës në zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor I policisë I cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe shkakun e rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet nga pakujdesia pasi dy vëllezërit që jetonin të vetëm ishin me probleme mendore.

/ Star Plus TV /

Recommended