“Lëvizjet në Prokurori janë normale” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ndryshimet në institucionin që ai drejton janë normale dhe bëhen në funksion të mirëorganizimit të punës. Nga Elbasani, Llalla tha se ndryshimet u diktuan pas analizës se punës ne Prokuroritë e rretheve. Sipas Llalës, javën e ardhshme pritet të nisë procesi i verifikimit për dekriminalizimin, që do të ushtrohet nga struktura speciale e hetimit e ngritur për këtë ligj. Këto deklarata, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i ka bërë pas vizitës në godinën, e cila është ne ndërtim dhe ku do të kalojnë Prokuroria dhe Gjykata.

Recommended