Detaje për masakrën e Elbasanit7 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar një javë nga masakra e trefishtë e ndodhur në qytetin e Elbasanit, policia dhe Prokuroria po e ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për vrasjen e pjesëtarëve të fisit Çapja. Prej disa ditësh po monitorohet nga ajri me helikopter të ministrisë së Brendshme, kodrat e Krastës, ku dyshohet se autorët e krimit të kenë fshehur rrobat që mbanin veshur në momentin e vrasjes së, Agron Çapjes, Eno Bedallit dhe Ardit Sinakolli. Në momentin e krimit, Prokuroria e rrethit Elbasan, pretendon se vrasësit, janë ndihmuar edhe nga një automjet tjetër për t?i shpëtuar ndjekjes së policisë, pasi në kamerat e sigurisë është fokusuar vetëm një makinë BMW X5 me timon në krah të djathë. Per shkak te dendësinë se pyllit Krastës, hetuesit mendojnë se në brendësi të zonës mund të jenë fshehur sendet persona te autoreve te vrasjes. Një tjetër pistë ka dalë në skenë ditën e fundit, nga organi i akuzës lidhet edhe me konfliktet që disa nga pjesëtarët e fisit Çapja kanë pasur në qytetin e Elbasanit, me persona të cilët kanë qenë me precedentë kriminal. Ndërsa si pistë kryesore deri tani janë dy, ajo që lidhet me hakmarrjen me fisin Mema, por nuk përjashtohet edhe përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike.

Recommended