Rezultate të dobëta nga testimi i mësuesve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse prindërit ankohen se fëmijët nuk mësojnë si brezat me pare, kjo ndodh sepse edhe mësuesit nuk jane me te tille. Kete e tregojnë edhe rezultatet e testimit te arsimtareve, proces i kryer fillimisht ne Tirane e me pas ne te gjithë vendin. Pas korrigjimit te testeve te 1600 mësuesve te Tiranës, rezultatet janë tronditëse.Ajo qe duhet te ishte pika me e forte e mësuesve, planifikimi dhe mësimdhënia, ka dale me e dobëta. 26% e mësuesve te kryeqytetit kane probleme dhe mangësi ne mësimdhënie. Me dobët kane dale mësuesit e rinj, ku 40% e tyre nuk dine te japin mësim. Drejtues ne Ministrinë e Arsimit dekorojnë se mësuesit qe kane shfaqur probleme ne testim do t?i nënshtrohen kualifikimit pa rrezikuar vendin e punës. Testimi i aftësive te mësuesve kishte 30 pike maksimale. Ne Tirane asnjë arsimtar apo drejtues shkolle nuk arriti te marre maksimumin. 18.6 ishin piket mesatare qe arritën arsimtaret e kryeqytetit, ndërsa 28 ishin piket me te larta. Ky është niveli i mësuesve qe po përgatit brezat e rinj ne shkollat e kryeqytetit. Ndërkohe pritet qe te vlerësohen 17 mije teste te mësuesve ne rrethe. Por përtej debatit politik per largimin ose jo te mësuesve te dobët, mbetet per t?u diskutuar nëse trajnimi do te ndryshoje realisht cilësinë e mësuesve apo do te jete thjesht nje investim, qe nuk do te sjelle asgjë per nxënësit

Recommended