Politikanët urojnë festen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreret me te larte te shtetit dhe politikane, kane bere vizita tradicionale duke përcjellë urimin per te gjithe besimtaret e krishtere per festen e Krishtlindjeve. Kreu i kuvendit Ilir Meta ne kete dite te veçante per shqiptaret, ka përcjellë mesazhin se ndryshimi i shoqërisë e përmirësimi eshte nje proces qe duhet ta nise gjithsecili nga vetja. Ndërkohë qe Ministri per Mirëqenien Sociale, Blendi Klosi, ka nënvizuar mesazhin e shpresës qe përcjell kjo dite.Ilir Meta: urime të gjithë besimtarëve të krishterë. Lindja e Krishtit është edhe vetë lindja e shembullit, se nuk është fuqia simfoni, por dashuria është si besim. Çelësi i përpjekjeve, sakrificave të gjithë ne për ndryshim që fillon nga vetja, familja dhe shkon te shoqëria. Një ndryshim për botën tonë të vogël dhe të madhe në emër të dashurisë dhe zotit.Blendi Klosi: Kemi ardhur të bëjmë këtë urim për ata që besojnë në zot. Shqipëria gëzon tolerancën fetare. Urimi shkon për një jetë më të mirë, për ata që besojnë dhe ata qe jane ne nevoje. Le të jetë kjo një ditë e mirë për të gjithë ata që shpërndajnë dhurata.Ndersa lideri i opozitës Lulzim Basha mesazhin e tij per krishtlindje e ka dhënë nga Korça.Lulzim Basha: Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të zotit, ditë krishtlindjesh, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë : Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar!Nje urim te veçante Basha ka përcjellë edhe per njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, se kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Recommended