Rusia pezullon regjimin e vizave me Turqinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionet diplomatike mes Rusisë dhe Turqisë mbeten të larta, ndërsa Moska ka njoftuar se nga data 1 janar, hyn në fuqi pezullimi i regjimit të vizave mes dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, pak ditë nga rrëzimi i avionit rus në kufirin turko-sirian. Ai akuzoi Ankaranë zyrtare si një vendkalim i terroristëve. Për këtë arsye, autoritetet ruse kanë kufizuar udhëtimet turistike, kanë bllokuar kamionët turq në kufi dhe kanë filluar të përgatisin sanksione më të gjera ekonomike. Zhvillime ka patur dhe në frontin e luftës. Kremlini ka forcuar sistemin e tij të mbrojtjes ajrore. Ata kanë dërguar disa rraket Kruiser me rreze të gjatë veprimi. Më herët, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan paralajmëroi Putinin të mos luaj me zjarrin. Ai tha se kërkon një takim kokë më kokë me të për të sjellë diskutimin në kufijtë e arsyes. Tensionet mes dy shteteve nisën pasi mjeti fluturues SU-24 që i përkiste ushtrisë ruse hyri në territorin turk. Pas një seri paralajmërimesh bombarduesit F16 e rrezuan avionin.