Arrihet marrëveshja me FMN - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 6 muajsh qeveria shqiptare ka arritur të gjejë konsensus me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila do t?i mundësojë Shqipërisë marrjen e dy kësteve të kredisë me vlerë afro 60 milionë euro, pas shqyrtimit që do t?i bëjë kërkesës Bordi i Fondit në Uashington në janar të 2016-ës. Edhe pse FMN kishte shprehur rezerva se nuk janë përmbushur objektivat për të mbledhur taksat, me sa duket aksioni i qeverisë kundër informalitetit, ka bërë që FMN të ndryshojë qëndrim dhe të përkrahë këtë luftë, por mes fjalëve të saj, Anita Tuladhar tha se duhet të ndiqen praktikat me të mira ndërkombëtare.?Ajo qe ne synojmë është një zgjerim i bazës tatimore e shoqëruar me përmirësim te përmbushjes se detyrimeve te subjekteve, e shoqëruar me drejtësi dhe drejtpeshim, kjo do te përmirësoje klimën e biznesit dhe do te sjelle rritje te investitorëve te huaj. Nëse ata shohim se ka evazion dhe shmangie te taksave do te mendojnë se nuk ka klime konkurruese. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare në luftën kundër informalitetit.?Edhe pse e pranoi se ka patur debate dhe përplasje në qëndrime me përfaqësuesit e misionit të FMN-së në Shqipëri në këto dy javë diskutime, ministri i financave deklaroi se nuk do të ketë rritje taksash. Buxheti i vitit 2016-të do të ulë taksat në sektorin e bujqësisë, fasonëve dhe turizmit. Ndërsa ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj tha se Shqipëria për herë të parë pas 6 vitesh nuk do të ketë më një buxhet me deficit primar, por shpenzimet për interesa borxhi dhe paga e pensione do të paguhen më të ardhurat që do të mblidhen. Në fakt, këto tregues të deficitit, Shqipëria i ka patur që prej 2013-ës. Lajmi i eurobondit ka bërë që Banka e Shqipërisë të shtojë besimin se kredidhënia do të rritet. Guvernatori Genti Sejko tha që klasa politike duhet të ketë më shumë konsensus në mënyrë që të shtojë besimin te investitorët e huaj dhe se qeveria duhet të rritë transparencën. Qeveria pret që në 2016-ën ekonomia të rritet me 3.4%, Ndërsa FMN ishte më pak optimiste për këtë shifër. Investimet publike vitin ardhshëm do të kapin vlerën e 800 milion dollarëve. Një lajm i mirë për sipërmarrësit është se shlyerja e detyrimeve të prapambetura do të përfundojë këtë vit, dhe jo në fund të 2016-ës siç parashikohej në program.