Rrjeti energjetik në Fier, 412 mln lekë investime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fieri do të një nga nyjet më të rëndësishme për këmbimin e energjisë në të gjithë rajonin. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga ministri, Damian Gjiknuri gjatë një inspektimi në qytetin e Fierit, ku kryhen punimet për shtrirjen e rrjetit 20 kV.?Do të përmirësojmë edhe shërbimin ndaj klientit, në mënyrë që çdo ankesë e qytetarit të gjejë përgjigjen në kohë. Ky do të jetë synimi ynë për vitin e ardhshëm, vit në të cilin do të përfundojmë edhe pajisjen e plotë të konsumatorëve me matësa, duke hequr faturimin aforfe?.Administratori i OSHEE-së Adrian Çela deklaroi se investimi përfshin rreth 39 kabina që do të rikonstruktohen dhe 9 të reja.?Do të transferohet e gjithë linja nga 6 në 20 kilovolt. Në total në Fier do investohen 412 milion lekë të reja përfshirë rajonet Fier, Ballsh dhe Patoz. Ideja është që brenda vitit 2016 të kemi gjithë linjën në 20 kilovolt duke garantuar furnizimin më të mirë, ulje të defekteve dhe zbritje me 10% të nivelit të humbjeve teknike?, nënvizoi z.Çela.Ky investim shtrihet në pjesën më të madhe të qytetit të Fierit dhe ndikon në cilësinë e furnizimit me energji të mbi 9800 abonentëve.

Recommended