Pasojat e renda të përmbytjeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e rena fundjavën që shkoi, lanë pas një serë problemesh që sipas banorëve të prekur, kërkojnë zgjidhje te shpejta. Por ne Fier drejtuesit vendorë nuk kanë plotësuar kërkesat e të përmbyturve. 40 familje rome nga Levani protestuan para Bashkisë se Fieirt. Ata vendosën disa çizme në hyrje të Bashkisë për të kujtuar zyrtareve lokale se banesat e tyre janë ende te mbushura me ujë dhe balte, prandaj edhe ndihma duhet te jete urgjente. Situata shfaqet mjaft problematike edhe në qytetin e Vlorës. Me te prekurit nga reshjet ishin 12 familje, të cilat për shkak të nivelit të lartë të ujit që depërtoi ne banesat e tyre, u zhvendosen ne ambientet e konviktit. Por kushtet aty jane te renda. Banorët thonë se demet e shkaktuara në banesat e tyre kapin shifra te të mëdha.Në Elbasan përroi i Zaranikës ka shkatërruar argjinaturën duke rrezikuar banorët e pallateve në lagjen Haxhias, si dhe depon e ujit të pijshëm. Kreu i bordit të kullimin Astrit Xhelili thote se mungesa e investimeve ka sjelle shume pasoja. Per te parandaluar rrezikun qe i kanoset familjeve përgjatë përroit, janë duke u vendosur rreth 250 blloqe betoni, ndërkohë priten edhe 300 te tjera që do të sigurohen nga prefektura.

Recommended